Ekskluzive. E personalizuar. Plot emocion.

Ftesa Dixhitale Ekskluzive
për Momente të Paharrueshme

Krijojmë përvoja elegante dhe të personalizuara në formë ftesash dixhitale, të animuara, të sofistikuara dhe të ndërtuara për të lënë mbresë që në klikimin e parë.

Çdo detaj menduar për të reflektuar stilin dhe historinë tuaj.
Preview Ftesë Dixhitale

Një univers ftesash dixhitale premium

Nga romantika e dasmës, tek energjia e ditëlindjes dhe sofistikimi i eventeve speciale, çdo ftesë është menduar si një eksperiencë e plotë, jo thjesht si një kartë njoftimi.

Ftesë dixhitale dasme
Dasma Elegancë · Romancë · Përjetësi

Një hyrje magjike për ditën tuaj

Ftesa dixhitale për dasmë nuk është thjesht informacion, është prezantimi i historisë suaj të dashurisë. E ndërtuar për të emocionuar që në sekondat e para, nga animacioni hyrës, tek muzika dhe detajet e vendndodhjes.

  • Animacion hyrës i personalizuar
  • Numërim mbrapsht deri në ditën e madhe
  • Lokacion i integruar & hartë interaktive
  • Konfirmim pjesëmarrjeje (RSVP) i thjeshtë
  • Muzikë në sfond për një atmosferë magjike

Një eksperiencë moderne për një ditë të përjetshme.

Ftesë dixhitale ditëlindjeje
Ditëlindje Stil · Energji · Karakter

Nga elegantja tek super festive

Nga festat elegante për të rritur deri tek momentet plot ngjyra për më të vegjlit, krijojmë ftesa që transmetojnë atmosferën e festës që në sekondën e parë. Ideale për surpriza, festa familjare, ditëlindje tematike apo evente intime midis miqsh.

  • Dizajn kreativ dhe i personalizuar
  • Galeri fotografish dhe kujtimesh
  • Mesazh i dedikuar & storytelling
  • Strukturë dinamike dhe e lehtë për t’u shpërndarë

Çdo klikim sjell atmosferën e festës më afër.

Ftesë dixhitale eventesh speciale
Evente speciale Minimalizëm modern · Luks i rafinuar

Momente që meritojnë prezantim me klas

Fejesa, baby shower, diplomime, evente private apo korporative, çdo organizim kërkon një prezantim të denjë. Ftesat tona kombinojnë minimalizmin modern me detaje luksoze për një rezultat të sofistikuar, gati për t’u shpërndarë globalisht.

  • Struktura fleksibël për çdo tip event
  • Elemente luksoze dhe minimaliste
  • Opsione për brande & evente korporative

Prezantim që flet gjuhën e eventit tuaj.

Pse ftesa dixhitale premium?

Sepse eleganca nuk ka nevojë për letër

Ftesat tona dixhitale janë menduar për të qenë po aq të paharrueshme sa edhe vetë momenti. Nga shpërndarja e menjëhershme deri tek përvoja interaktive, çdo element shkon përtej një ftese tradicionale.

01 Shpërndarje me një link privat Link ekskluziv, gati për t'u dërguar në WhatsApp, email apo rrjete sociale.
02 Moderne & miqësore me ambientin Pa letër, pa printime, vetëm elegancë dixhitale.
03 Personalizim estetik i plotë Ngjyra, tipografi, elemente vizuale dhe ritëm animacionesh.
04 Dorëzim i shpejtë & profesional Gati për t'u përdorur brenda një kohe shumë të shkurtër.

Nga ideja tek linku ekskluziv

Tre hapa të thjeshtë për të kaluar nga një ide në një ftesë dixhitale luksoze që i impresionon të ftuarit tuaj që në klikimin e parë.

01
Konsultim & përzgjedhje

Diskutojmë për eventin, stilin, atmosferën dhe pritshmëritë tuaja. Zgjedhim së bashku drejtimin estetik që përfaqëson më mirë historinë tuaj.

02
Personalizim i plotë

Integrimi i detajeve, ngjyrave, tipografisë dhe elementeve vizuale. Krijojmë strukturën, animacionet dhe rrjedhën e përvojës për të ftuarit.

03
Dorëzim i linkut ekskluziv

Ju dërgojmë një adresë unike, elegante dhe gati për t’u shpërndarë. Testojmë mbi pajisje të ndryshme për të siguruar përvojë perfekte.

Gati për të nisur?

Le të krijojmë diçka të jashtëzakonshme

Ftesa juaj është prezantimi i parë i eventit tuaj. Sigurohuni që të jetë i paharrueshëm, i sofistikuar, i personalizuar dhe plot emocion.